Eksperti i punësimit Arbër Xhihani tha në studion e emisionit “MCN Economy” se humbjet vjetore që vijnë si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit janë shumë më të larta se 800 milionë euro.
Xhihani thotë se duhet parë dhe kostot që bizneset i paguajnë vetë për të gjetur fuqi punëtore në vende e treta.
Është shifër e frikshme, por duhet llogaritet që nuk kufizohet tek kjo 800 milionë që përmendet. Duhen parë dhe vështirësitë që vijnë pas largimit të fuqisë punëtore. Sipërmarrjet kanë vështirësi në zëvendësimin e kësaj fuqie punëtore dhe i hapen kostot e reja që duhet t’i kompensojnë vetë. Kostot e reja nuk lidhen vetëm me pozicionin e punës, por edhe me kërkimin e fuqisë punëtore në vendet e treta, që tashmë është bërë trend në ekonominë shqiptare.
Më tej eksperti tha një tjetër arsye e largimit të fuqisë punëtore që vlen të përmendet është dhe publiciteti negativ që i bëhet kushteve të punës.
Nuk është limiti 800 milionë euro. Duhet parë dhe një arsye tjetër e largimit të fuqisë punëtore drejt emigracionit. U përmend që lidhen me dëshirën e të rinjve për të punuar jashtë, për të pasur disa garanci shtesë, por nuk po përmendet sa duhet dhe publiciteti negativ që i bëhet kushteve të punës që ata mund të gjejnë në Shqipëri.



