Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtuesin e ri të Portit të Durrës

Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtuesin e ri të Portit të Durrës

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi sot drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu. Ky i fundit ka shërbyer më herët si ministër i qeverisë Kurti në Kosovë. 

 

Do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë që e kam njohur vite më parë, kur kemi qenë kolegë të dy qeverive, ai drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapsinor. Ky është Liburn Aliu, arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në ekzekutiv, 4 vite ministër, dhe padyshim një koleg i mirë, i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si një treg i përbashkët i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor. Në shtator bëra një bisedë me Liburnin, nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe Kosovën. Ma ngrohu zemrën sepse iu duk një propozim interesant që i shkonte përshtat vendimit të tij për të jetuar në Tiranë. Propozimin e çova te Kryeministri. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, duke e mbështetur madje, pasi Porti i Durrësit është porti i shqiptarëve, s’është porti i Shqipërisë. Është më shumë se një port, është porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor, për komponentët ekonomik dhe të sigurisë”.

 

Në fjalën e mbajtur Aliu theksoi:

Është e domosdoshme që porti të modernizohet që të jetë sfidues dhe konkurrent me rajonit. Të shihet Maqedonia e Veriut dhe Kosova si pika ku mallrat do të shpërndahen në të gjithë rajonit. Kosova ka nevojë të ketë lidhje të forta me Portin e Durrësit. Porti i Durrësit duhet të zgjerojë kapacitetet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy