Prishtina përgënjeshtron Beogradin: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Prishtina përgënjeshtron Beogradin: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, sipas të cilit, Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Halil Matoshi këshilltari për media nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa E Lirë, se raportet mes shtetit të Surinimat janë të mirë dhe nuk ka tërheqje të njohëses ashtu siç pretendohet.

“Në të Drejtën Ndërkombëtare nuk ekziston ç’njohja apo tërheqja e njohjes. Mund të ekzistoj ngrirja e marrëdhënieve përkatësisht tërheqja e stafit diplomatik për çka Surinami nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me Kosovën (ambasadë në Kosovë). Tërheqja është spekulim. Kosova dhe Surinami nuk kanë ngrirje të raporteve dhe se Kosova ka raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj”, tha Matoshi.

Ishte ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili kishte deklaruar për mediat në Beograd se Qeveria e Surinamit e kishte informuar Serbinë se e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq tha në një konferencë për gazetarë se për këtë është informuar mbrëmë nga ministrja e Jashtme e Surinamit, ndërsa gjatë natës ka arritur edhe njoftimi zyrtar.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka mbi 550 mijë banorë.
Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy