Efektivët turq mësynë në Tiranë për kapjen e bosit të kriptmonedhës, kthehen duarbosh

Efektivët turq mësynë në Tiranë për kapjen e bosit të kriptmonedhës, kthehen duarbosh

Autoritetet turke kanë dërguar në vendin tonë katër grupe efektivësh, për kapen e bosit të kriptmonedhave, Faruk Fatih Ozer. Por misioni i tyre nuk u realizua, duke u kthyer duarbosh në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga media turke “Haber Global”, ku shkruhet se tashmë i mbetet në dorë policisë shqiptare për të vijuar operacionet për prangosjen e 27-vjeçarit.

Sipas tyre, kërkimet janë përqëndruar në Tiranë ku besohet se qëndron i fshehur Ozer. Në shtypin turk thuhet gjithashtu se mashtruesi me bursën e kriptovalutës ndryshon vazhdimisht vendndodhje në kryeqytet ndërsa dyshohet se mund të ketë marrë edhe një pasaportë të re false.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje edhe të Edivaldo Haxhiu, i cili priti 27-vjeçarin turk në aeroportin e Rinasit dhe e ndihmoi që të strehohej në zona të ndryshme të Tiranës. Haxhiu konsiderohet një nga personat kyç që do të ndihmojë në gjetjen e Ozer. Nëse bëhet e mundur prangosja e tij, 27-vjeçari nuk do të përballet me drejtësinë shqiptare por do të ekstradohet menjëherë për në Turqi ku kërkohet që prej datës 20 Prill. Faruk Fatih Ozer akuzohet për mashtrim me 2 miliardë dollarë në bursën Thodez që ai kishte krijuar dhe ku kishin investuar rreth 400 mijë persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy