
Protestës së thirrur nga Sali Berisha i janë bashkuar edhe deputetë kritikë ndaj tij. Mes protestuesve janë parë Grida Duma, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi etj.
Gjithashtu, në protestë e mori fjalën edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa të pranishëm janë edhe nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili dhe deputetja Erisa Xhixho.



