Aldor Nini në SPAK, propozon platformë për monitorimin e rrjeteve sociale gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

Aldor Nini në SPAK, propozon platformë për monitorimin e rrjeteve sociale gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

Drejtuesi i kompanisë Akromax Aldor Nini është paraqitur sot në SPAK. 

Aldor Nini i propozon SPAK-ut qe t’i krijojë një platformë per të monitoruar rrjetet sociale për zgjedhjet.

Kemi kandidatë që u mbyllen profilet e Instagramit, Facebook-ut, me sulme nga kundërshtarët dhe grupe interesi të ndryshëm. Ne i kemi propozuar metoda SPAK-ut si mund t’i identifikojnë dhe ndalojnë shkelje të tilla në mënyrë të menjëhershme. Në propozimin tonë përshihet ngritja e një qendre dixhitale, në të cilën çdo person, qoftë edhe një gazetar, mund të raportojë sulmet që i ndodhin dhe të merren në mënyrë të menjëhershme masa. Na vijnë politikanë, portale, dhe na ankohen për këto lloj problemesh. Por duhet marrëveshje me platformat”, tha ai për mediat. 

 Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve firmosi një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy