
Dashi
Jeta sentimentale për çiftet do jetë e qetë dhe pa probleme. Disa festa apo darka që do bëni ju beqarë me miqtë do ju japin mundësi te njihni dikë shumë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart por jepini muhabet. Lëreni pas turpin nëse doni të gjeni dashurinë. Do shpenzoni pa limit sot dhe situata financiare do përkeqësohet mjaft. Vetëm këshillat e specialisteve do ju ndihmojnë.
Demi
Do jeni të shqetësuar sot sepse mendoni se nuk keni arritur të plotësoni të gjitha dëshirat e partnerit. E keni gabim sepse ai do ndihet shumë i lumtur me ju. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe nëse nuk do gjejnë dashurinë. Do kalojnë një ditë mjaft te bukur. Për sa u përket financave, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur. Nuk jeni në ditën më të mirë për të bërë shpenzime.
Binjaket
Do jeni shumë tolerantë sot në lidhjen tuaj. Gjithçka do shkojë më së miri edhe për ata që nuk janë shumë pas fjalëve të bukura. Përfitoni nga kjo ditë! Beqarët nuk do qëndrojnë në vetmi por do kenë një jete sociale shume aktive. Fale mbështetjes se disa planetëve ju do keni mundësinë te bëni edhe ndonjë takim. Menaxhojeni mirë buxhetin në mënyrë qe te mos keni probleme.
Gaforrja
Për çiftet nuk do ketë probleme në dashuri. Josheni me shumë partnerin dhe mundohuni që në mbrëmje të krijoni një ambient sa më romantik. Ai do ndihet shumë mirë. Beqarët do tërhiqen shumë nga dikush i shenjës së peshqve, të cilin kanë kohë që e njohin. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet që keni pasur, do mund te rregullohen sot.
Luani
Duhet ta merrni me seriozisht lidhjen tuaj sot. Për sa ju përket vendimeve të rëndësishme është më mirë të prisni javën që vjen. Do jete një ditë e mirë për dashurinë. Edhe beqarët do kenë fat, por duhet të jenë pak më të hapur. Kujdes me financat. Një gabim shume i vogël do ju lërë shumë pasoja edhe për ditët në vijim. Më mire tregohuni të matur dhe shpenzoni me masë.
Virgjëresha
Nëse jeni në çift duhet të tregoheni më të matur me partnerin. Jeta juaj duket se do marrë një kthesë tjetër. Respektoni dhe shprehini sa më qartë dëshirat tuaja. Beqarët do takojnë një person të veçantë nëpërmjet një mikut të tyre. Situata juaj financiare në përgjithësi nuk do ketë probleme të mëdha. Mos shpenzoni shumë për të mos pasur surpriza të këqija më vonë.
Peshorja
Do keni konfikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet në dashuri. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Beqarët do kenë shume dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjejnë atë. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe të jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.
Akrepi
Do ketë ndryshime në jetën tuaj sentimentale, por këto nuk do e prishin harmoninë tuaj në çift. Dini te dialogoni me të për çdo problem që keni. Kjo është një nga cilësitë tuaja. Bravo! Beqarët nuk do takojnë sot askënd që do i bëjë për vete. Intuita do ju ndihmoje mjaft për të përmirësuar situatën e vështirë financiare. Kujdes, mos merrni shume rreziqe mbi shpatulla.
Shigjetari
Lidhja juaj sot do jetë nën tension dhe do keni goxha probleme me partnerin. Mos i përkeqësoni gjërat por mundohuni të sqaroheni me qetësi. Vetëm komunikimi mund t’ju ndihmojë. As beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Takohuni me miqtë dhe organizoni diçka të këndshme. Në planin financiar pritet të keni fat, por gjithsesi vëruni pak fre shpenzimeve marramendëse.
Bricjapi
Me ndihmën e planetëve do gjeni harmoninë dhe ngrohtësinë që keni kërkuar. Mundohuni ta ruani sa më shumë këtë ambient. Për ata që janë vetëm pritet një ditë e mirë. Do jeni plot sharm dhe do i joshni dhe me një shikim të tjerët. Blijeni sot ato që keni menduar prej kohësh sepse financat do jenë të mira. Gjithsesi mos i harxhoni të gjitha sepse do ngeleni me xhepat bosh.
Ujori
Lumturia dhe qetësia e lidhjes suaj do jetë prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni të mundur këtë do ndiheni mjaft mirë me veten. Në dashuri do jetë një ditë pa probleme. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra dhe aventura. Nga fundi i ditës do ketë edhe një takim të rëndësishëm. Merrini gjërat pak më seriozisht. Bëni kujdes me financat dhe mos shpenzoni më shumë sesa duhet.
Peshqit
Nëse nuk zbatoni disa rregulla që keni vënë në lidhjen tuaj, do keni probleme me partnerin. Kujdes, ato mund të përkeqësohen edhe më shumë sesa ju mendoni. Ndryshoni sa nuk është vonë. Beqarët nuk do kenë fat sot. Në planin financiar duhet të bëni shume kujdes. E dini shumë mirë sa e keni buxhetin. Mos prishni më shumë lekë sesa jua mban xhepi.



