Erion Guri Selimaj, lindur më 5 shkurt të vitit 1991, duket se ka qenë problematik edhe më parë për rendin publik.
Sëpaku kjo nënkuptohet nga profili i tij në Facebook ku mund të gjenden fotografi gjatë shoqërimit të tij nga policia kohë më parë. Gjithashtu, Selimaj shkruan se jeton pranë Tiranës së Re ndërsa ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”.
Në profilin e tij ai ka hedhur edhe një foto të të atit, Guri Selim Selimaj, që thotë se është i sëmurë dhe se e ka paditur në polici për dhunë.
Personi që mbajti pezull opinionin publik, policinë dhe zjarrfikësit e Tiranës pranë vinçit te ish-stadiumi ‘Qemal Stafa’ shkruan se është nga fshati Picar i Vlorës. Ai zbriti pas 3 orësh negociata me policinë ndërsa ka qenë i ngarkuar psikologjikisht.



