Përmbytjet në Laç, Prençi: Kambanë alarmi për pushtetin vendor

Përmbytjet në Laç, Prençi: Kambanë alarmi për pushtetin vendor

Situata e krijuar në Laç gjatë orëve të fundit për shkak të reshjeve ishte paralajmëruar disa ditë më parë. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, thotë se kjo situatë është një këmbanë alarmi për strukturat e pushtetit vendor, të cilët duhet të pastrojnë kolektorët.

“Situata që ndodhi mbrëmë në Laç ishte paralajmëruar që në datën 6, që do të kishte reshje të dendura, të gjitha strukturat ishin paralajmëruar. Si rezultat i intesitetit të reshjeve, përrenjtë kanë sjellë sasi të mëdha aluvionësh, pothuajse kolektori ka pasur prurje të mëdha mbetjesh urbane, shto këtu edhe pjesën që kanali është i papastruar. Uji ka shpërthyer duke përmbytur rreth 60 shtëpi, por ka bërë edhe dëme të tjera. Në orën 24:00 është gjetur edhe një kufomë, të cilin e kanë marrë reshjet dhe e kanë sjellë këtu”, tha Prençi për Orën.

Ndërkohë, sipas tij, situata sot paraqitet më e qetë.

“Sot situata është me e qetë, nivelet e ujërave kanë rënë 2 metra në kolektorët kryesorë. Kanë mbetur këto pasoja që shikojmë. Kjo është një këmbanë alarmi për bordin e kullimit, për bashkinë që vjeshta nuk duhet t’i gjejë të papastruar këta kolektorë. Është për të ardhur keq që ky kolektor çdo vit merr jetë njerëzish”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy