Dhimojani: Ndërtimet pa leje në Himarë nuk janë fenomen i ri, po bëhet batërdia me pronat

Dhimojani: Ndërtimet pa leje në Himarë nuk janë fenomen i ri, po bëhet batërdia me pronat

Ndërtimet pa leje dhe mënyra se si institucionet lokale dhe qendrore po reagojnë ndaj tyre kanë qenë në qendër të deklaratave të këshilltares bashkiake të Himarës, Afrovita Dhimojani. 

 

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV për të komentuar arrestimin e shefave të krimeve dhe rolin e pushtetit vendor në parandalimin e ndërtimeve pa leje, Dhimojani e cilësoi zhvillimin e fundit si një lajm të bujshëm, por shprehu skepticizëm se masat e marra do të sjellin ndryshime reale në terren.

 

Sipas saj, përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund t’u faturohet vetëm punonjësve të administratës, ndërsa drejtuesit vendorë duhet të mbajnë edhe përgjegjësi morale dhe institucionale.

 

Në fakt lajmi është i bujshëm, ka qenë në qendër të vëmendjes këto 24 orë. Nga institucionet janë marrë masa menjëherë dhe kjo bëhet, sipas meje, se është thjesht fasada e radhës. Nuk është se do të ndryshojë gjë sa i përket ndërtimeve pa leje. Sa i përket masave nga Bashkia e Himarës, është një veprim që në Bashkinë e Himarës ka ndodhur dy herë brenda një viti. Hera e parë kur një drejtor merr masa për punonjësit e vet, por të ndodhë brenda vitit dy herë dhe të deklarojë se përgjegjësinë e kanë pesë punëtorët dhe të heqë përgjegjësinë si kryetar bashkie, nuk më duket e pranueshme. Ka një përgjegjësi morale, përveç asaj penale.

 

Dhimojani tha se masat ndaj punonjësve të niveleve më të ulëta të administratës rrezikojnë të shërbejnë për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e drejtuesve të institucioneve.

 

Në këtë pikë më duken veprime për të hequr përgjegjësinë dhe t’u thonë qytetarëve që ‘unë jam këtu për ju dhe do të ndëshkohen ata që veprojnë gabim’. Kjo është politika e qartë e Partisë Socialiste dhe e kësaj qeverie. Më thuaj që një epror, kur është konstatuar shkelja dhe ndërtimi pa leje në një zonë të dukshme, në qendër, pesë kate, që nuk ka ndodhur ndërtimi për 24 orë, dhe çdo përgjegjësi të kalohet vetëm në procedurë, është e rëndomtë. Një ndërtim pesëkatësh në mes të Qeparoit dhe Himarës nuk është një rast që nuk vihet re. Prandaj është përgjegjësi e të gjitha institucioneve përkatëse.

 

Këshilltarja bashkiake e Himarës theksoi se fenomeni i ndërtimeve pa leje nuk është i ri në zonë dhe se, sipas saj, përmasat e ndërtimeve dhe shkeljeve të lejeve mund të konstatohen lehtësisht edhe nga deti.

 

Ndërtimet pa leje në Himarë nuk janë asnjë fenomen i ri për ne. Të bësh një xhiro me skaf, sheh të gjithë këtë batërdi që është bërë. Çdo qytetar që vjen këtu, çdo restorant që janë të lidhur me pushtetin, janë të gjitha shkelje. Ka leje për pesë vila dhe të shohësh zaptojnë aty pronat e qytetarëve. Sot po flas edhe si qytetare, që duke i parë të gjithë objektet që janë në ndërtim dhe ato që janë me leje, janë në shkelje të lejeve. Prandaj ftoj të gjitha institucionet që të vijnë në Bashkinë e Himarës dhe të verifikojnë të gjitha objektet, edhe ato me leje, nëse janë në zbatim të lejeve të tyre.

 

Dhimojani ngriti gjithashtu akuza për një trajtim të pabarabartë të qytetarëve përballë institucioneve dhe ligjit, duke e lidhur këtë me raportet mes biznesit, pronës dhe pushtetit.

 

Ajo që ne shohim është që ky shtet të detyron të shkelësh ligjin, sepse ligji për qytetarët është një portë e hekurt, ndërsa për ata afër pushtetit një portë e hapur. Po nuk u zgjidh çështja e pronave në Himarë të gjitha këto veprime janë propagandë për të mbuluar abuzivitetin që ndoh në këtë bashki.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy