Me kërkesë të SPAK-ut Policia ka ndaluar 8 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë publikë.
MCN TV mëson se ata dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni policor është në zhvillim e sipër.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
"Është një operacion i SPAK që ka bërë që përmes policisë të ekzekutohen 8 masa sigurie, abuzim, shpërdorim me detyrën, dhe korrupsion pasiv dhe aktiv tek Enti Banesave. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për tenderat përdoren për të ndërtuar pallatet e të pastrehëve, apo korrupsion në shpërndarjen e këtyre apartamenteve. SPAK ka deklaruar se pas pak minutash do ketë një njoftim zyrtar. Pak muaj më parë në SPAK, ish-kryebashkiaku i Sarandës, që është edhe kreu i Entit Kombëtar të Banesave, z.Stefan Çipa, ka qenë për afro dy orë në SPAK ku ka dhënë deklarime për hetuesit. A është i përfshirë apo jo z. Çipa, është ende për të folur".



