
Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit serb Millosh Vuçeviç, studentët kanë marshuar në Novi Sad pasditen e kësaj të marte. Arsyeja, shkruajnë mediAt serbe, është rrahja e një grupi studentësh në këtë qytet nga përkrahës të partisë në pushtet. Një studente përfundoi në spital me fraktura, ndërsa personat që ushtruan dhunë me shkopinj bejsbolli janë vënë në prangat e policisë. Thirrjes së studentëve i janë bashkuar edhe fermerë, arsimtarë dhe qytetarë të Novi Sadit.
Në shenjë proteste, grupi i parë i studentëve u mblodh pranë selisë së partisë në pushtet. Kryebashkiaku i Novi Sadit Milan Gjuriq dha dorëheqje të parevokueshme të martën. Kisha Ortodokse Serbe ka tërhequr qëndrimin e saj thuhej se “studentët serbë jetojnë në universe paralele”. Ndërkohë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar në rrjetet sociale.
“Dorëzimi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë opsion për Serbinë. Ne do të luftojmë dhe do të fitojmë!”, shkroi Aleksandër Vuçiç.
Më herët, kryeministri dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa mori përgjegjësi politike për ngjarjen në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të shkuar, ku humbën jetën 15 persona, për shkak të shembjes së tavanit të një stacioni treni.



