Anulohet lundrimi drejt Ankonës, autoriteti Portual i Durrësit jep detajet

Anulohet lundrimi drejt Ankonës, autoriteti Portual i Durrësit jep detajet

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar sot se lundrimi i planifikuar për ditën e sotme nga Durrësi në Ankona është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “AF MARINA”.

Në njoftim, thuhet se “pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhëtimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës:

-Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in, do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit

-Biletat t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër

-Të marrin 100% të vlerës së biletës (nëse nuk udhëtojnë).

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre nga Porti i Durrësit drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim NUK do të realizohet për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “AF MARINA”(në Ankona). Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.

Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës Ankona , ora 17.00, të anullohet dhe 483 pasagjerët me 146 autvetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”. Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy