Politologu Alban Daci në një lidhje skype me MCN Live duke komentuar për imunitetin e deputetes Olta Xhçka u shpreh se çdo politikan ka një përgjegjësi morale dhe politike përtej asaj ligjore.
Ai tha se politika është në konflikt me sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se Xhaçka duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sipas tij SPAK nuk është i ndaluar të vazhdojë ushtrimin e detyrës së tij dhe nuk do jetë një pengesë serioze mandati për ta bërë një gjë të tillë.
Mendoj se ka një debat që është aktual jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha republikat parlamentare demokratike. fillimisht imuniteti parlamentar ka qenë për të garantuar të drejtat dhe ushtrimin e detyrës nga çdo senator që ai të mos të jetë i shantazhueshëm.
Mendoj se gjërat kanë evoluar jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende me demokraci më të konsoliduar. Tani ka dy qasje, e para çdo politikan ka një përgjegjësi morale dhe politike përtej asaj ligjore në ushtrimin e detyrës së tij. Në rastin konkret kur kemi të bëjmë me konflikt interesi familjar deputetja Xhaçka duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen.
Mendoj se këndvështrimi i tyre përtej qasjes që ka politika shqiptare që është interesi i konfliktit ajo që duhet të na inkurajojë ne shqiptarët që jemi mbështetës të shtetit të së drejtës mendoj se SPAK nuk është i ndaluar të vazhdojë ushtrimin e detyrës së tij dhe nuk do jetë një pengesë serioze mandati për ta bërë një gjë të tillë. Nëse Xhaçka ka probleme do të përballet me drejtësinë. Ajo duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen por nuk eksiton kultura e dorëheqjes në Shqipëri.
Më tej ai shtoi se partitë politike sidomos ato parlamentare duhet ta shikojnë seriozisht qasjen që duhet të ketë çdolloj drejtuesi. Ai tha se SPAK do e shkrijë këtë klasë politike.
Me konsensus mund të arrihet të shihet seriozisht kjo çështja e imunitetit dhe se di nëse është momenti që imuniteti të hiqet seriozisht. Opozita ka deklaruar se nëse fitojmë ne do ta shkrimë SPAK, tani lufta është nëse do shkrihet SPAK apo SPAK do shkrijë këtë klasë politike.
Kjo është një shenjë se ata s’do fitojnë asnjëherë, pastaj ka një betejë që SPAK do shkrijë këtë klasë politike, sepse konsumimi nevojës për rrotacion dhe zullumet e mëdha që kanë bërë me dashje apo padashje, qëndrueshmëria e gjatë e një pushteti e bën atë të korruptueshëm. Pra nëse politika do të shkrijë SPAK mendoj të kundërtën dhe nga kjo lloj shkrirje zor se do të ketë amnisti.



