
Fidan Ukaj, politolog në Prishtinë, thotë se kryeministri i Shqipërisë ka qenë gjithnjë i vonuar me reagimet e tij lidhur me tensionet e kohëve të fundit në Kosovë. Ukaj shprehet se Rama nuk e ka shfrytëzuar afërsinë e tij me presidentin serb për të lehtësuar situatat e tensionuara dhe për t’i çaur palët drejt tryezës së dialogut.
Kam një kritikë në adresë të Ramës. Ishte i vonuar në reagimet e tij kur në Kosovë kishte përshkallëzim të situatës. Mosshfrytëzimi i afërsisë së tij me Vuçiç që t’i bëjë thirrje aleatit të tij të normalizojë raportet dhe të tërhiqet nga eskalimi i situatës. Dy autorë të Ballkanit të Hapur duhet ta dinë se me krijimin e incidenteve nuk mund të ketë të tillë.
Ukaj tha se diskutimet në asamblenë e parlamentit europian për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë do të përqendrohen te thirrja për gjetjen e një zgjidhjeje.
Në fakt edhe pse PE ka qenë zë i vazhdueshëm rreth shumë problematikave në Ballkan, sugjerimet e tyre s’janë obligative, mirëpo zëri i PE është shumë i rëndësishëm në këto momente dhe ka qenë në vazhdimësi. Gjatë kësaj seance PE do t’u bëjë thirrje dy palëve të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut, propozimit në tryezë, projektit franko-gjerman, për të arritur një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve, për të parë drejt BE. Një draft i asociacionit që ka qenë, është në kundërshtim me Kushtetuesen. Paralajmërimi i Brnabiçit është paralajmërim për tension. Është thirrje për stabilitet dhe dhunë. Nuk besoj se do të ketë fillim të implementimit të diçkaje që nuk ekziston.
Ukaj tha më tej se gjasat për largimin e presidentit Vuçiç janë të mëdha.
Serbia nuk po shkon drejt BE. Është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Gjasat që Vuçiç që të largohet nga skena politike janë të mëdha. Një ish-ministër i propagandës serbe nuk mund të bëhet nënshkrues i njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës, gjasat janë të të pakta.
Nëse për asgjë nuk duhet t’i besosh Vuçiçt, për dorëheqjen duhet t’i besojmë. Trysnia ndërkombëtare është shumë e fuqishme. Serbia është e kapur nga Vuçiçi, propaganda e mediave të kapura prej tij e ka krijuar këtë mjegull. Ai është brenda kësaj mjegulle dhe është e vështirë që ai të dalë dhe të pranojë propozimin franko-gjerman. Ai nuk ka dhënë asnjë sinjal që është për zgjidhje të problemit me Kosovën.



