Nga Nertila Dosti
Në orën 8 të paradites së sotme ka nisur votimi për drejtuesit e rinj të Universiteteve në vend.
Në Universitetin e Tiranës situata ka qënë e qetë, ndërsa kandidatja për rektore Klodeta Dibra iu ka bërë apel të gjithe pedagogëve dhe studenteve të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
Zgjedhjet në këtë Universitet po monitorohen edhe nga Ambasada amerikane ndërsa në orën 16 përfundon procesi i votimit.



