
Arbi Agalliu, kandidat për deputet i “Djathtas për Zhvillim” në Vlorë tha përmes një lidhje skype me studion e lajmeve të MCN Tv se synimi i koalicionit ku ai bën pjesë është që të mos lënë asnjë votë të lirë që ta marrë mazhoranca.

Sipas Agalliut, qytetarët shqiptare do të ndëshkojnë me votë klasën e vjetër politike dhe do besojnë alternativat e reja.
Ideja është e thjeshtë. Në këtë garë futemi për të mos lënë asnjë votë të lirë që ta marrë kjo qeverisje . Do bëjmë çdo përpjekjeje që kjo qeveri, kjo mazhorancë të mos marrë 71 mandate. Sesa deputetë do të kthehet mbetet për t’u parë. Qytetarët shqiptare do të ndëshkojnë me votë klasën e vjetër politike dhe do besojnë alternativat e reja. Synimi ynë është që të marrim çdo votë që është kundër kësaj klase politike dhe kësaj mazhorance.
I pyetur se pse “Djathtas për Zhvillim” nuk u fut në koalicion me PD, Agalliu tha:
Së pari ka të bëjë me mënyrën si PD sheh garën. Nuk sheh garë, nuk sheh ballafaqim në listë të hapur. Bëri primare po ata nuk i futi fare. Mënyra si i sheh zgjedhjet ishte gara false. Ne e mbështesim sistemin e drejtësisë pa asnjë kusht. PD organizon protesta kundër këtij institucioni.
I ndalur te vota e diasporës, Agalliu tha:
Në diasporë ndodh presion i jashtëzakonshëm nga përfaqësues të kësaj mazhorancë të cilët shkojnë përpara individëve në diasporë. Nëpërmjet ushtrimit të presionit dhe blerjes së votës dhe kërkojnë t’i marrin atë zarfin e famshëm që ka nisur të shpërndahet tashmë.



