VKM për ndërtimet pa leje, Berisha: Qeveria bën amnisti, dhunim flagrant i parlamentit

VKM për ndërtimet pa leje, Berisha: Qeveria bën amnisti, dhunim flagrant i parlamentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson Vendimin e Këshillit të Ministrave për pallatet dhe shtesat pa leje, si akt të pashembulllt ku me ligj qeverie merren në mënyrë flagrante funksionet e parlamentit, dhe se me vendim qeverie vendoset një standard i tmerrshëm në vend.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se ligjet e vendit kanë parashikuar se çdo ndërtim pa leje të konfiskohet dhe se autori i këtij ndërtimi dënohet sipas llojit të ndërtimit, 5-8 vjet burg.

Këto janë dispozitat e përcaktuara në Kodin Penal, dhe të votuara nga kjo pseudo-mazhorancë.

Bazuar në këto dispozita, për një kotec, për gjysmë çatie, për një avlli, apo shtesë dhome, janë dënuar me burg, 3400 qytetarë shqiptarë, janë ndjekur penalisht mijëra e mijëra të tjerë, kurse tani kur vjen problemi te kullat e qeverisë, tek pallatet e qeveritarëve dhe klientelës, për ata ligji nuk ekziston, Edi Rama bën vendimin e amnistisë së tyre.

Ky është një provokacion i ulët për çdo shqiptar, ky është një dhunim flagrant i parlamentit, i cili me Kushtetutë është institucioni i vetëm që ka të drejtën e aministisë. 

Ai shtoi se qytetarët flasin se Edi Rama është aksioner në çdo kullë.

Unë nuk mund të them, por një Kryeministër që firmos një akt të tillë, që shkelmon Kushtetutën dhe Kodin Penal, një Kryeministër që bllokon, që nuk ka asnjë të drejtë, në Shqipëri as Presidenti nuk e ka të drejtën e faljes për ata që janë në proces gjyqësor.

Pas procesit ekziston ky atribut i Presidentit. Një njeri, që kontrollon çdo pushtet, dhe që ka interes vetëm pasurimin e tij dhe të familjes së tij, i lejon vetes një akt të tillë të pashembullt. farë do u themi ne 3400 qytetarëve që hynë në burgje dhe vdiqën prej tyre? Çfarë shteti është ky? Ky është antishtet. Ky është shtet pa asnjë siguri ligjore, juridike. Këto i realizon njeriu që ka futur në dorë të gjitha pushtetet.

Po çfarë janë bandat në krahasim me këto akte? A mund të më thoni ju mua?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy