Ish-koloneli rus: Moska është e izoluar gjeopolitikisht

Ish-koloneli rus: Moska është e izoluar gjeopolitikisht

Një ish-kolonel rus ka pranuar se Moska është gjeopolitikisht e izoluar si rezultat i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, duke e cilësuar situatën aktuale “jo normale”.

Duke folur në një emision për luftën në kanalin televiziv shtetëror Russia-1, analisti ushtarak dhe ish-koloneli Mikhail Khodarenok tha se nevojitet një zgjidhje urgjente për të zgjidhur situatën në Ukrainë.

Problemi më i madh me situatën tonë ushtarake dhe politike është se ne jemi në izolim total gjeopolitik dhe e gjithë bota është kundër nesh.

Deklarata e tij u bë përballë gazetares Olga Skabeyeva.

Khodarenok paralajmëroi se mbështetja e Indisë dhe Kinës ndaj Rusisë ishte pakushtëzuar në përgjigje të pyetjes së gazetares, e cila sugjeroi se Kremlini ka aleatë jashtë perëndimit.

Situata nuk është normale. Kur kundër nesh është një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara në një mënyrë apo tjetër, ne duhet ta zgjidhim këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy