Mustafa: Draft-statuti i Ramës, i pakuptimtë. Duhet të theksonte vlefshmërinë e tij dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës (VIDEO)

Mustafa: Draft-statuti i Ramës, i pakuptimtë. Duhet të theksonte vlefshmërinë e tij dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës (VIDEO)

Analisti Ragmi Mustafa deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kryeministri Rama duhet të theksonte se draft-statuti që ai propozoi për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të vlejë dhe për shqiptarët e Luginës pasi mungon sensi i përkujdesjes nga ana e qeverisë së Shqipërisë. Për Mustafën është e papranueshme që vizitat e kryeministrit shqiptar në Serbi nuk përcillen me takime me shqiptarë të Luginës së Preshevës apo me përfaqësues politik të tyre, ndërkohë që kjo zonë duhet të ishte ura lidhëse mes dy vendeve. "Nuk e besoj për shkak të protestave që po zhvillohen në Beograd dhe për shkak të mobilizmit të opozitës kundër Vuçiç besoj se presidenti dëshiron të tërheqë vëmëndjen e opinionit serb dhe opinionit të Beogradit tek çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën duke mobilizuar pjesën nacionaliste të orbitës së tij votuese që do shpërqëndrohej se vërtetë Vuciç është duke u marrë më çështje më të mëdha dhe kombëtare për Serbinë. Në Luginën e Preshevës janë 48 minibaza në kufi me Kosovën, janë 20 minibaza ushtarake dhe 20 të forcave speciale të xhandarmërisë. Ndërkohë dhe një bazë e quajtur paqeruajtëse, dhe në Nish ekziston një bazë ruse për intevenime nga emergjencat dhe që pjesa e ndërkombëtareve e konsiderojnë një qendër të inteligjencës ruse. Në Luginë dhe më tej ka dekada që mbahet gjendje e jashtëzakonshme vazhdimisht duke mos lejuar investimet dhe duke mos lejuar që kjo zonë të zhvillohet konform potencialeve të saj ekonomike. Është shqetësuese që tashmë është bërë si rregull që vizitat e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd mos të përcillen dhe me takime me shqiptarë të luginës, apo përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës. Kjo është e papranueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse kondiderojmë që përtej marrëdhëenieve që mund të ndërtohen mes Shqipërisë dhe Serbisë kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka detyrim kushteteues sa i përket shqiptarëve të Luginës dhe krahas kësaj e para duhet të jenë takimet dhe kooridinimet për pozitën e vështirë që gjendet shqiptarët e Luginës. Në raport me Serbinë ne në vazhdimësi kemi tërhequr vëmejden se duhet të jemi kujdesshëm se para marrëdhënieve Shqipëri-Serbi do duhet të jenë në mes shqiptarët e Luginës. Madje shqiptarët do duhej të konsideroheshin urë lidhëse me dy vendeve në mënyrë që pozita e tyre të përmirësohej dhe nga ana tjetër Serbia të përmbushë obligimet e marra me marrëveshje ndërkombëtare sa i përket shqiptarëve të Luginës. Në anën tjetër siç po thekson dhe Rama,konsideroj që mënyra si është duke e përdorur Vuçiç takimet me Ramën janë jokonvencionale në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. I bie që qeveria e Shqipërisë ka hequr dorë sa i përket pozitiës së shqiptarë në Serbi dhe varet nga vendimet që merr Vuçiç. Është i pakuptimtë vetë propozimi i Ramës për draftstatutin që ka bërë për veriun. Është në mandatin e tij kushtetues të interesohet për shqiptarët e Luginës dhe aq më tepër që shqiptarët e Luginës kanë kërkuar reciprocitet në të drejta me serbët në veri të Kosovës. Do ishte normale që Rama të theksojë që po i njëjti draftstatut duhet të jetë i vlefshëm në aplikim dhe për shqiptarët e Luginës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy