Numërimi për votat e kandidatëve do të fillojë nesër në orën 9:00

Numërimi për votat e kandidatëve do të fillojë nesër në orën 9:00

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje KZAZ-ve në mbarë vendin, që të fillojnë procesin e numërimit për kandidatët për deputetë, nesër në orën 9:00.

 Në një deklaratë për mediat, Celibashi nënvizoi se në KZAZ-të që ka filluar tashmë numërimi për kandidatët, do të vijojë këtë të martë deri në orën 24:00.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy