Më shumë se dyzet shtete amerikane kanë vendosur të padisin kompaninë Meta, duke akuzuar Facebook dhe Instagram për dëmtim të “shëndetit mendor dhe fizik të të rinjve”.
E paraqitur në gjykatën federale në Oakland, padia pretendon se Meta ka mashtruar vazhdimisht publikun në lidhje me rreziqet thelbësore të platformave të saj dhe ka nxitur me vetëdije fëmijët e vegjël dhe adoleshentët të përdorin rrjetet sociale.
“Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur, angazhuar dhe futur në grackë të rinjtë dhe adoleshentët”, thuhet në paditë ndaj kompanisë Meta.



