Ulet numri i të infektuarve në Maqedoni/ 78 raste të reja dhe katër të vdekur në 24 orë

Ulet numri i të infektuarve në Maqedoni/ 78 raste të reja dhe katër të vdekur në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi të hënën për katër pacientë të vdekur dhe 78 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 mostrave. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë katër persona, dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova. Dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Një pacient 68-vjeçar nga Kumanova gjithashtu ka ndërruar jetë pasi është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive pa aksion kardiak, dhe pas përpjekjeve për reanimim, është konstatuar vdekja e tij .

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 40 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 568.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,673 persona.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,995.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy