
Teksa përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri kanë filluar tashme me intensifikimin e PD-së që fillimisht përmes procesit të primareve ka zgjedhur kandidatët kryesor për të parin e bashkisë, partitë aleate po punojnë në mënyrat e saj.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, për “MCN live”, tha se për PR por dhe për tërë opozitën është e domosdoshme dalja me një kandidat të vetëm.
Sipas tij, këshilltarët e PR dhe të partive tjera duhet të jenë në një linjë të përbashkët me kandidatët kryesor për bashkinë në këto zgjedhje.
Ajo që është e domosdoshme për Partinë Republikane por për tërë opozitën është që të ketë një kandidatë të vetëm.
Loja për të dal me një kandidatë të vetëm shkon në favor të Edi Ramës, dhe PR do të mbështes kandidatin e opozitës dhe nga ana tjetër do të kandidoi e vetme në listën për këshilltarë, sepse këtë e detyron edhe ligji.
Dalja në një koalicion në një të njëjtën sigël për kandidatin për kryetar bashkie do të duhej të dilnim për të njëjtën sigël edhe për kryetar dhe do të krijonte një ngurtësim të raporteve elektorale që do duhej të krijonte opozita.
Është shumë e rëndësishme që kandidati i opozitës të jetë si i tillë i opozitës dhe të ketë mbështetjen e të gjitha partive politike por në mënyre të veçantë e trupave që janë të angazhuar në proces zgjedhor sidomos këshilltarët.
Pra, këshilltarët e PR dhe të partive tjera duhet të jenë një tub elektoral e përbashkët me kandidatet kryesor të opozitës për bashkinë.



