Vorpsi: Mënyra më e mirë për t’u pasuruar pushtetarët, ligji për investimet strategjike

Vorpsi: Mënyra më e mirë për t’u pasuruar pushtetarët, ligji për investimet strategjike

Kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrshid Vorpsi, duke folur në “MCN Economy” e konsideroi një lajm të mirë vendimin e Kushtetueses, që pezulloi ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave, pas padisë së KMSH që kundërshtonte metodologjinë e kompensimit. 

Vorpsi thekson se ligji 77 ka qenë skandal sepse i penalizoi të gjithë pronarët pa përjashtim, ndërsa 133-shi penalizoi pronarët që u kishte ndryshuar zëri kadastral.  

Vorpsi vë në dukje se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, është sabotuar nga PS dhe PD. Ai shton se pas 30 vitesh janë trajtuar vetëm 50 për qind e kërkesës që kanë pronarët shqiptarë.

Lajmi është shumë i mirë, pastaj do presim verdiktin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. 77 ka qenë një skandal i vërtetë në vetvete. Sepse i penalizoi të gjithë pronarët pa përjashtim. Nëse me 133-shin u penalizuan ata pronarë që u kishte ndryshuar zëri kadastral, me 77-ën u penalizuan të gjithë pronarët. Kanë qenë 28200 vendime për t’u vlerësuar financiarisht në bazë të ligjit 133. Në mars të 2019-ës kur i mbaroi afati 3-vjecar Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Agjencia tha që kam vlerësuar financiarisht 25 mijë vendime dhe rreth 2886 vendime s’ishin vlerësuar. Nga 25 mijë vendime, 10120 kanë qenë vendime që u kishte ndryshuar zëri kadastral. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga të ezauruar që ishin me 133, pronarët 10 mijë e ca vendimeve do duhet të kompensoheshin me 10 për qind të vlerës së tyre. Me ndryshimin e 77-ës goditjen e hëngrën 15 mijë vendime që ishin vlerësuar. Me 77’-ën ligjvënësi çfarë bëri, këto 15 mijë vendime donte t’i reduktonte në maksimum. Sepse 77-ta me nenin 2, thoshte që aty ku s’ka ndryshuar zëri kadastral, pronarëve nga sipërfaqja e tokës për kompensim, do t’u hiqej sipërfaqja e tokës së kthyer, dhe do merrnin vetëm diferencën. 

Nuk më pëlqen të dëgjoj termin ish-pronar. Janë pronarë legjitimë, që ose do duhet të marrin kthimin e pronës ose kompensimin. Kanë kaluar 33 vjet, ndoshta ndonjëherë shifrat flasin më mirë se sa fjalët në tërësi. Duke futur edhe 10 mijë dosjet e patrajtuara krijohet një ide më e qartë e situatës ku ndodhen sot pronarët shqiptarë. Të dyja forcat politike PD dhe PS e kanë sabotuar këtë proces. Qeveria e PD e mbajti nga 2008-2013 s’trajtoi asnjë nga këto dosje, dhe në fund u justifikua që mbaroi afati ligjor. Me 133 ligjvënësi parashikonte, në mars të 2019-ës, 10 mijë dosje duhet të trajtoheshin dhe s’u trajtuan. Kur mbaroi afati ligjor 3-vjeçar qeveria s’bëri aktin normal që duhet të bënte ta shtynte afatin edhe për një periudhë kohe që ato çështje të trajtoheshin. 7501 është akoma në fuqi, megjithëse është shfuqizuar dhe përdoret. Pas 30 vjetësh, janë trajtuar vetëm 50 për qind e kërkesës që kanë pronarët shqiptarë. Vetëm ¼ e shumës u është kthyer pronarëve, vetëm 25 për qind. Megjithëse kanë kaluar 3 ligje dhe tre afate 10-vjeçare, po mbyllet edhe ky trevjeçari i fundit dhe jemi sërish atje ku ishim”.

Ai theksoi se mënyra më e mirë për t’u pasuruar pushtetarët është përmes ligjit për investimet strategjike, sepse hiqet titulli i pronësisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy