Supermiliarderët/ Më të pasurit janë liderët e kompanive teknologjike

Supermiliarderët/ Më të pasurit janë liderët e kompanive teknologjike

Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”-ut, ka lënë pas miliarderin Warren Buffet, duke u bërë kështu personi i tretë më i pasur në botë. Me një pasuri me vlerë totale 81.6 miliardë dollarë, Zuckerberg ia kalon Buffet-it me 373 milionë dollarë.

Ndryshimi në listën e miliarderëve doli nga klasifikimi i fundit që ka bërë “Bloomberg”. Duket se rikuperimi i titujve në bursë, e rritur me 2.4% pas skandalit që përfshiu rrjetin social në mars lidhur me përdorimin e të dhënave, i ka dhënë Zuckerbergut një “dorë”.

Me ngritjen e Zuckerbergut, për herë të parë treshen e më të pasurve të planetit e dominojnë eksponentët e kompanive hi-tech. I pari është Jeff Bezos me 142 miliardë dollarë, i ndjekur nga Bill Gates me 94.2 miliardë dhe i treti Zuckerberg me 81.6 miliardë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy