Piktorja shqiptare fiton çmimin e madh në 'Sanremo', Lekaj: Dua të jem personifikim i femrës shqiptare

Piktorja shqiptare fiton çmimin e madh në 'Sanremo', Lekaj: Dua të jem personifikim i femrës shqiptare

Piktorja shqiptare nga Lezha, Brilantina Lekaj e cila jeton në Holandë në një lidhje skype me emision “Zgjohu me MCN” ka folur për çmimin e madh të marrë së fundmi në skenën e 'Sanremos' në Itali.

Ajo tha se piktura me të cilin rrëmbeu çmimin e karrierës, më të dashurin për çdo artist, shfaq 'mbretëreshën e shahut' për të cilën shprehet se personifikon vetë atë dhe të gjitha femrat shqiptare se pavarësisht çdo vështirësie mund t'ia dalë.

Brilantina tregoi se 'Sanremo' ka qenë një ëndërr e madhe e saj dhe se përmes pikturës me të cilën rrëmbeu çmimin e madh në Itali ajo dëshironte të ishte personifikim i femrës shqiptare.

Është një çmim i veçantë dhe bëhet fjalë për një pikturë ku shfaqet mbretëresha e shahut dhe përgjithësi zgjedhin një pikturë që të përfaqëson dhe sapo kisha përfunduar pikturën e mbretëreshës së shahut mendova se më mirë se kjo nuk mendoj se do më përfaqësonte diçka tjetër. Detaji që ata vlerësuan më shumë është se ka të bëjë me strategji, para se të bësh një lëvizje në jetë është që të jesh sa më i sigurtë kur hedh një hap dhe mbi të gjitha kur je në vështirësi dhe shikon se je i dobët dhe s’mund të vendosësh dot dhe të tjerët vendosin për ty, por ti duhet të tregosh se dita jote do të vijë. Pra kjo pikturë është një triumf.

E pyetur se si lindi ideja e pikturës, Lekaj tha se kjo pikturë nuk ka nevojë për ide se kjo pikturë është femër dhe përfaqëson të gjithë ata njerëz që janë në një stad që s’marrin dot vendime për veten e tyre.

Unë besoj shumë në Zot dhe gjithmonë jam lutur që kjo gjë të funksionojë dhe unë të tregoj se kush jam. Për mua çmimi i karrierës është më i rëndësishmi sepse duket sikur kam kurorëzuar të gjithë punën time dhe asgjë s’mund të më bënte më të lumtur. Vërtet kam marrë dhe çmime të tjera por unë para se të filloj një pikturë mendohem shumë sepse pëlqej shumë të studioj detajet që ti nxjerr sa më të freskëta, të gjalla që të të mbesë syri në të dhe kjo ka qenë çmimi më i madh që unë kam marrë, momenti kur njerëzit ndaleshin dhe fokusoheshin në këtë pikturë.

Në vijim ajo rrëfeu dhe për emocionet e asaj skene të madhe për të cilën u shpreh se vetëm ideja që do shkelte në skenën e Sanremos e kishte bërë atë të ndjehej as në qiell dhe as në tokë.

Thosha si do flas, çfarë do bëj. Ka qenë një emocion i madh. Pikturat e mia janë për të dyja gjinitë, por në këtë rast ka marrë famë ajo e femrës dhe mua si Brilantinë më përcjell jetën e vështirë që kam pasur dhe dua të jem personifikimi i femrës shqiptare që asgjë nuk mund ta mposhtë sepse e di që femra shqiptare është shumë e fortë dhe asgjë nuk e mposhtë. Dua ti jap zemër të gjitha femrave që ndjehen në vështirësi që nuk janë në gjendje të marrin vendime. Femra në këtë rast duket triumfuese, dita do të vijë vetëm duhet të jesh gati.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy