OBSH kërkon 135 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin e lisë së majmunit

OBSH kërkon 135 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin e lisë së majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për veprime të bashkërenduara globale për të kontrolluar një shpërthim të ri mpox, lisë së majmunit, duke zbuluar një plan reagimi që do të kërkojë të paktën 135 milionë dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

“Më lejoni të jem i qartë, ky shpërthim i ri i mpox mund të kontrollohet dhe mund të ndalet”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një fjalim para vendeve anëtare të OBSH-së të premten.

OBSH shpalli emergjencë globale shëndetësore më 14 gusht pas shpërthimit të mpox në Afrikë.

Suedia ishte vendi i parë që raportoi një rast të mpox në Evropë këtë muaj, ndërsa Tajlanda është vendi i parë aziatik që konfirmoi një infeksion të tillë.

Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se i duhen 10 milionë vaksina për të kontrolluar shpërthimin.  

Komisionerja e Shëndetësisë e Bashkimit Europian, Stella Kyriakides u kërkoi të enjten vendeve të Bashkimit Europian që t’i tregonin se sa ilaçe kundër mpox planifikonin të dhuronin deri në fund të këtij muaji.

OBSH planifikon të nisë një apel të dedikuar financimi për të kundërshtuar shpërthimin e mpox javën e ardhshme.

“Për të financuar këtë punë dhe për të ndaluar shpërthimin sa më shpejt të jetë e mundur, vlerësimet tona fillestare janë se (Plani i Përgatitjes Strategjike dhe Reagimit) kërkon afërsisht 135 milionë dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për fazën akute të shpërthimit,” tha Ghebreyesus.

Kjo shumë ka të ngjarë të rritet ndërsa përditësojmë planin sipas nevojave në rritje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy