Putin do të takohet me Netanjahun

Putin do të takohet me Netanjahun

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, së shpejti mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve, që prej se një avion ushtarak rus ishte rrëzuar në lindje të Detit Mesdhe muajin e kaluar.

Netanyahu dhe Putini kanë folur në telefon dhe janë pajtuar “që të takohen së shpejti për të vazhduar bashkëpunimin e rëndësishëm ushtarak”, tha kryeministri izraelit, duke mos dhënë më shumë detaje se kur mund të ndodhë ky takim, raporton REL.

Putini dhe Netanyahu kanë folur tri herë në telefon që prej se 15 ushtarakë rusë u vranë, kur avioni i tyre u rrëzua më 17 shtator.

Rusia fajëson pjesërisht Izraelin për këtë incident, pasi Izraeli në kohën e rrëzimit të avionit, ka kryer sulme ajrore mbi caqet iraniane në Siri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy