PBDNJ propozon Petro Gjikurian si kandidat të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë Himarë

PBDNJ propozon Petro Gjikurian si kandidat të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë Himarë

PBDNJ ka propozuar zyrtarisht biznesmenin Petro Gjikuria si kandidat të opozitës për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 4 gusht në Bashkinë Himarë.

Në deklaratën e PBDNJ-së theksohet se në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të varet fati i standardit të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Drupal Ad

 

 

 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas  konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z. Petro Gjikuria. Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standardet dhe praktikat më të mira Evropiane”, thuhet në deklaratë.

“Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standardeve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm. Ndaj, le t’u bëhemi të gjithë krahë Himarjotëve në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme që me aq përkushtim, vendosmëri dhe sakrifica i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe vullnetin e tyre, por njëherësh edhe pronën që po ua rrëmben autokrati me oligarkët e tij”, vijon deklarata.

Në një deklaratë në rrjetet sociale Gjikuria thotë se me të si kryebashkiak nuk do të ketë përjashtime, dhe do të trajtohen njësoj demokratët dhe socialistët.

“E nesërmja në Bashkinë Himarë nuk do të ketë përjashtime, nuk do të ketë fëmijë të nënës dhe njerkës, banorë të përhershëm dhe të përkohshëm, socialistë dhe demokratë, tanët dhe të atyre. Nuk do të ketë korrupsion, nuk do të ketë pasiguri për pasurinë e çdo qytetari, nuk do të ketë Kryebashkiak të emëruar që zbaton verbërisht urdhrat e të gjithë atyre që duan të uzurpojnë pronat tona, ngado qofshin ata. Jemi të gjithë banorë të Himarës dhe nuk duhet të lejojmë askënd të na përçajë, sado lart qoftë ai. Mbi të gjitha dhe para së gjithash është interesi i zonës!”

Kujtojmë që Presidenti Begaj dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë më 4 gusht, pasi mandati i Fredi Belerit u konsiderua i pavlefshëm nga KQZ. Ky vendim i kreut të shtetit është konsideruar anti-kushtetues nga opozita.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy