Shtohen për të disatën ditë radhazi rastet me COVID-19 në Itali, autoritetet: Shkak pushimet

Shtohen për të disatën ditë radhazi rastet me COVID-19 në Itali, autoritetet: Shkak pushimet

Fatkeqësisht bilancet ditore të koronavirusit në Itali kanë filluar të rriten vazhdimisht pas disa ditësh ku nuk i kalonin 200 raste të reja.

Gjithsesi siç raportojnë mediat atje, sot, për të disatën ditë radhazi rastet kanë njohur vetëm rritje. Këtë e konfirmojnë edhe 1210 rastet  e ditës së sotme, duke e çuar në 259, 345 bilancin total.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 7, ndërkohë që 69 persona janë në terapi intensive.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste, por shqetëson edhe rritja në zonën e kryeqytetit italian, Romës, ku janë regjistruar 184 raste të reja.

Autoritet italiane bëjnë me dije se rreth 60% të rasteve vijnë nga persona që ndodheshin me pushime, veçanërisht në Sardegna, ku në fakt edhe sot regjistrohen 84 raste të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy