Struktura e një kalçetoje në Vlorë, është shembur si pasojë e erës së fortë që fryn në zonë. Momentin e ngjarjes, mësohet se në kalçeto kanë qenë futbollistët e skuadrës së Orikumit, të cilët kanë mundur të dalin dhe të shpëtojnë pa dëmtime.
Kalçeto ndodhet në zonën e Pyllit të Sodës, ndërsa skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të zhvillonte stërvitje në kalçeto për shkak të situatës nga moti.
Si pasojë e erës së fortë, dëme janë shkaktuar edhe në Fier. Në ambientet e stadiumit të ri të këtij qyteti, strukturat metalike janë shkëputur nga pjesa mbajtëse e tyre. E gjithë tribuna, ka përfunduar në rrugë.



