
Në mesin e kandidatëve që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023, është edhe Enkelejda Fejzo.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fejzo tha se vjen nga një bagazh i madh në eksperiencën e saj në shoqëri civile por edhe me kontribut që nga PD në vitin 1994.
I pari që mund të mësoj se ka eksperiencë politike është Fartmir Merkoçi, sepse është hero për së gjalli i PD-së dhe për këtë e vlerësoj.
Kam parë 200 pjesë teatrale dhe kjo më ka bërë të mësoj shumë për pjesën teatrale të njerëzve në komunikim.
Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me komunitetin e Tiranës, sepse kam mësuar shumë nga komshinjtë e mi. Kam jetuar në një zonë shumë të mirë në fillim, në zonën e “Mine Pezës” dhe kam mësuar shumë nga qytetarët e vjetër.
Doktorin e kam takuar që kur kam qenë 17 vjeçe. Unë aderoj prej 22 vitesh dhe prej 20 vitesh unë jam e propozuar nga dega numër 9 për primaret sepse te unë shohin një njeri si ata.
Unë kam shumë eksperienca dhe do të quhem shërbëtore e qytetarëve, por unë do të përfaqësoj ata denjësisht se këtu ka ardhur dikush që nuk ka frike nga menaxhimi në terren..



