Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu duke folur në një aktivitet për rekomandimet e Komisionit Europian lidhur me luftën kundër kriminalitetit, kërkoi përqendrim të madh në problematikat që dëmtojnë tregun prej informalitetit dhe në pastrimin e parave.
Ai deklaroi se evazioni fiskal duhet të jetë prioritet penal, ndërsa shtoi se pastrimi i parave bëhet me kriptovaluta.
Evazioni fiskal si prioritet penal, nuk është vetëm çështje tatimore, por shtyllë e rendit ekonomik të vendit dhe konkurrencës së ndershme.
Kur biznesi i ligjshëm paguan tatime dhe ai i paligjshëm jo, shteti dëmtohet dhe tregu deformohet.
Informaliteti i lartë ekonomik, kufizon funksionimin e ekonomisë së tregut. Sektori kibernetik kërkon një vëmendje të veçantë.
Pastrimi i parave bëhet me kriptovaluta, grupet kriminale veprojnë në shumë drejtime. Në rekomandimet e vitit 2026 kërkohen investime teknologjike të vazhdueshme.



