
Ish-Presidenti Barack Obama ka krijuar një play listë me këngë të preferuara gjatë kohës që është gjendur në karantinë për shkak të pandemisë.
Barack Obama ka bërë një postim në Twitter, ku tregon të gjitha këngët që ka dëgjuar dhe në mesin e tyre është edhe një prodhim i këngëtares shqiptare Dua Lipa.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj më të fundit me J Balvin dhe Bad Bunny, “One day” ose “Un Dia” që u publikua vetëm pak javë më parë dhe u pëlqye tej mase.
“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, është shprehur Obama në një postim në Twitter.
Në mesin e këngëve që dëgjon Obama janë edhe Rihanna me Drake, Beyonce apo John Legend.
![]()



