Nis sot nga Ksamili dhe Velipoja operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje (VIDEO)

Nis sot nga Ksamili dhe Velipoja operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar për Mbrotjen e Territorit ka njoftuar për sot nisjen e operacionit të shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Kësisoj, aksioni nis sot me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri.

Operacioni, ka në plan shembjen në zonën e Velipojës të15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30 sosh.

IKMT,  cili përmes një njoftimi dje bëri me dije detajet e operacionit për ditën e sotme. Objektet që do të shemben në Ksamil dhe Velipojë variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhe dronët super-intelegjentë, sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq. Këta dronë, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy