
Avokati Redon Meksi, si tifoz i Brazilit, mendon se kombëtarja “seleçao” do të fitojë Botërorin.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Meksi deklaroi se Brazili ka një mbrojtje shumë të mirë, referuar edhe statistikës, që në dy ndeshje nuk kanë pësuar asnjë gjuajtje në portë.
Jam tifoz me Brazilin, Botërorin mendoj se e fiton Brazili. Në 1994 kam bërë tifozllik për herë të parë, kur Brazili mposhti Italinë.
Brazili me këtë ndeshje, u bë skuadra e dytë në Botëror, që pas dy ndeshjeve, nuk pëson gjuajtje në portë. Kanë një mbrojtje shumë të mirë.
Brazili ka edhe formacionin e parë dhe rezervat të njëjta, nuk ka dallim. Ka dy skuadra të mira.



