Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të marrë masa, kontrollorët vendas të zëvendësohen me të huaj

Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të marrë masa, kontrollorët vendas të zëvendësohen me të huaj

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.

Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy