Kraja: 7 korriku, hapja e siparit të ri opozitar. Bashkë të majtë, të djathtë e gri (VIDEO)

Kraja: 7 korriku, hapja e siparit të ri opozitar. Bashkë të majtë, të djathtë e gri (VIDEO)

Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të PDSH-së Akil Kraja foli në MCN Live mbi protestën e 7 korrikut, duke e konsideruar atë si hapjen e një sipari të ri opozitar. Kraja deklaroi se protestës duhet t’i bashkohen edhe të majtët dhe elektorati gri, pasi ajo është një protestë për Shqipërinë, kundër vjedhjes dhe shpopullimit të vendit.

Duke folur mbi pagën minimale dhe gjendjen ekonomike të vendit, Kraja tha:

Shqiptarët jetojnë në një vend të begatë, me burime, naftë, tokë, ujë, gjithëçka që të jemi të pasur, por fatkeqësisht vidhet, abuzohet, keqqeveriset, kjo bën që të kemi rrogat më të ulëta në Ballkan. Opozita kërkon një vend më të zhvilluar, më demokratik, për një jetë më cilësore, më shumë mirëqenie dhe ekonomi. Qeveria po i bën tradhti vendit duke mbështetur ‘Open Balkan’. Bashkëkombësit nga Kosova janë vëllezërit tanë, dhe të kesh kryeministrin e vendit që presupozohet t’i shërbejë vendit amë, t’i bëjë ato lavde Vuçiçit dhe Lavrovit…"

Kraja vuri në dukje se nga 2013-ta kemi një rritje të ndjeshme të inflacionit, ndërkohë që pagat kanë mbetur në vendnumëro, dhe të rinjtë janë larguar jashtë vendit për të punuar në ferma kanabisi.

Ka nja shifër që flet vet, dhe për këtë shifër shqiptarët do jenë të enjten në shesh. Ka një periudhë kur rritja demokrate ka qenë në rrugën e duhur, ajo është kur ka qenë qeveria e djathtë. Shqiptarët janë të lodhur nga kjo keqqeverisje që po e vendos vendin në rrezik. Vetëm abuzime, korrupsion, reforma në drejtësi, sot Berisha shpalosi një skandal, që tre ministra të Brendshëm kanë qenë të lidhur me krimin. E quaj të papranueshme gjuhën e Ramës që çoi për riedukim një gazetar, një term ky nazist, komunist. Në 7 korrik të gjithë në shesh për të mbrojtur atdheun nga tradhtia, nga skandali i radhës. Axhenda është vetëm një atdhedashuria, meritokracia, tregu i lirë, llogaridhënia, transparenca. Të kemi një shtet që s’punon për të pasur emigrantë në Gjermani. Të qeverisim në mënyrë transparence, të thithim investimet e huaja, të çlirojmë kapjen nga bordet. Shërbime spitalore më të mira, edukim më të mirë. Nga 2013 inflacioni në total ka qenë 20-30 për qind, pagat janë në vendnumëro. Të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht për të punuar në ferma kanabisi nëpër botë, ndërkohë që kemi mungesë të fuqisë punëtore në vend. Koncsionet s’janë transparente, bordet janë shtetvjedhëse. Jemi të vjedhur, prandaj në 7 korrik çdo qytetar duhet të jetë aty”.

I pyetur mbi qëllimin e protestave të PD, Kraja tha:

Demokracia kërkon mirëmbajtje, që pushteti të mos ndihet i paprekshëm. Është një mjet për t’u kujtuar të zgjedhurve kujt i shërbejnë. Jemi në situatë që shteti po vidhet nga një pushtet kleptokratik. Qeveritarët milionerë janë në ditët e fundit. Kjo protestë ka për të qenë hapja e një sipari opozitar krejt të ri. Shqiptarët do dalin masivisht. Do shikoni sa shumë të majtë, qytetarë të angazhuar, por edhe demokratë të zhgënjyer do të jenë në shesh. Thirrja ime është vetëm një bashkë, të majtë, gri, të djathtë. Kjo është protestë për Shqipërinë, që të mos vidhet, të mos shpopullohet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy