
Ne po ndalojmë të gjitha importet e naftës, gazit dhe energjisë ruse. Kjo do të thotë se nafta ruse nuk do të jetë më e pranueshme në portet e SHBA dhe populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme Putinit.
Është ky mesazhi i Presidentin amerikan Joe Biden, në një postim në Twitter pas shpalljes së një urdhri ekzekutiv që ndalon importin e naftës, gazit dhe qymyrit rus në SHBA, si dhe investimet e reja direkte ose indirekte amerikane në sektorin energjetik të Moskës.
Shtete të ndryshme kanë shtuar sanksionet ndaj Rusisë, pas nisjes së agresionit mbi Ukrainë, më 24 shkurt.
Më 24 shkurt Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga krerët e republikave të Donbasit.
Ai theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës, por synon “të çmilitarizojë dhe denazifikojë vendin”.



