Anulimi i fiskalizimit, Tomorri: Nëse Basha i qëndron deklaratës, dëmet në ekonomi do të ishin të pallogaritshme

Anulimi i fiskalizimit, Tomorri: Nëse Basha i qëndron deklaratës, dëmet në ekonomi do të ishin të pallogaritshme

Deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha i cili e quajti fiskalizimin një proces korruptiv që do ta anulojë sapo të vijë në pushtet, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka cilësuar me motive fushate.

Siç u shpreh ai në studion e MCN TV, kjo reformë kërkon të bëjë më të lehtë burokracitë me biznesin dhe nëse PD do t’i qëndrojë deklaratës, atëherë dëmet që do të pësojë ekonomia do të jenë të pallogaritshme dhe do të krijojnë kaos të jashtëzakonshëm.

Intervista e plotë e Tomorrit:

Pse zoti Basha është kundër fiskalizimit?

Tomorri: Nuk e di arsyen, por kam përshtypjen se është deklaratë me motive të fushatës zgjedhore. Nuk shoh arsye që opozita të jetë kundër fiskalizimit. Nuk besoj se ka qeveri që të thotë se është kundër një reforme që kërkon të bëjë më të lehtë burokracitë mes pushtetit dhe biznesit. Praktikisht nuk e shoh të mundshme dhe nëse shkohet deri aty dëmet do të ishin të mëdha dhe nuk besoj që mund të hynim në këtë qorrsokak. Nuk shoh arsye në këtë rast dhe nuk e di çfarë nënkupton Basha me këto deklarate, do të kthejë sistemin në kasat e vjetra fiskale. Është tjetër gjë të thuash që ka pasur korrupsion dhe është ndryshe të thuash që do ta përmbys një reformë që prek mijëra biznese në vend.

Cili mund të jetë skenari i anulimit të fiskalizimit, kur nga të dhënat zyrtare nga janari deri tani janë 3004 biznese të përfshira në këtë proces?

Tomorri: Unë nuk shoh skenar për anulimin e fiskalizimit, nëse PD do ti qëndrojë atëherë dëmet që do të pësojë ekonomia janë të pallogaritshme dhe do të krijohet kaos i jashtëzakonshëm dhe nuk shoh arsye pse duhet të shkohet deri këtu. Nuk ka reformë të keqe në vetvete, por mënyra se si mund të zbatohet mund të bëhet e keqe. Historia e anulimit është e ditëve të fundit dhe nuk besoj që nëse do të vijë PD në pushtet do ta anulojë pasi është një proces që është mbështetur nga BE

A është ky proces në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian?

Tomorri: Po, fiskalizimi është stadi më I avancuar I reformave në fushën e administratës tatimore. Kjo reformë është stadi më I lartë mes tatim pasuesve dhe administratës tatimore. Nuk ka asnjë mundësi reale për ta kthyer. Me këtë ide ne fillojmë sërish me ryshfetet e neveritshme nëpër zyrat e shtetit. Nuk shoh arsye logjike për këtë. Nëse PD ka të dhëna që pasur korrupsion atëherë mund të kërkojë denimin e aktorëve që kanë marrë pjesë në korrupsion dhe korrigjim, por anulimi është një vendim radikal dhe do të kishin të pamundur ta bënin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy