Koreja kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë, në 65-vjetorin e armëpushimit në gadishull

Koreja kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë, në 65-vjetorin e armëpushimit në gadishull

Koreja e Veriut ka kthyer trupat e mbetura që mendohet të jenë 55 ushtarë amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane.

Kthimi i tyrë është bërë në një bazë amerikane në Korenë e Jugut, dhe kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Penianit.

Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre.

Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un.

Shpresohet se do të kjo lëvizje do të ndjekë edhe më shumë të tjera.

"Është e vështirë për të jetuar jetën tuaj duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurin tuaj", i tha BBC vajza e një prej peronave të humbur përpara publikimit të lajmit të premten.

Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi 'denuklearizimin e Gadishurllit Korean', është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo.

Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfudnoi në 1950-1953

Trupat amerikane gjatë luftës së Koresë

Mendohet se 55 ushtarë janë kthyer, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë.

Migjithatë ka mundësi që ky proces identifikimi të marrë vite.

John Zimmerlee, biri i një ushtarak amerikan i cili është në mesin e të zhdukurve, i tha BBC-së se nuk kishte garanci se këto ishin mbetjet e ushtarëve amerikanë.

Më shumë se 326,000 amerikanë luftuan së bashku me ushtarët e Koresë së Jugut dhe një koalicion të OKB-së gjatë luftës për të mbështetur Jugun kundër Veriut Komunist.

Mijëra persona ushtarakë amerikanë nga lufta e Koresë mbeten të pagjetur dhe shumica e tyre - rreth 5,300 - humbën në atë që tani është Koreja e Veriut.

Ushtarët e humbur të SHBA janë në mesin e rreth 33,000 trupave të koalicionit ende të pagjetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy