Gjermania paketë 65 miliardë euro në mbrojtje të konsumatorëve. Scholz: Do e përballojmë dimrin

Gjermania paketë 65 miliardë euro në mbrojtje të konsumatorëve. Scholz: Do e përballojmë dimrin

Gjermania do të ndajë 65 miliardë euro në paketën e saj të tretë në mbrojtje të konsumatorëve dhe biznesit nga efektet e inflacionit në rritje, tha qeveria gjermane në një dokument të publikuar gjatë së dielës.

Masat, të cilat përfshijnë propozime për të zgjatur një zbritje në transportin publik, por edhe ulje taksash prej 1.7 miliardë eurosh për 9000 kompani të ndjeshme ndaj energjisë, dakordoësuan nga tre partitë në koalicionin qeverisës të Olaf Scholz.

Kjo është më e madhja nga tre paketat e miratuara deri më tani, tha Scholz në një konferencë për shtyp.

Gjermania do të jetë në gjendje të përballet me dimrin dhe të garantojë furnizimin e saj me energji, pavarësisht nga shterimi i furnizimeve me gaz rus, nga i cili varet shumë ekonomia jonë.

Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz, përballë reduktimit të ndjeshëm të furnizimit nga Rusia me gaz.

Rusia nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë. Qeveria federale është përgatitur për këtë situatë që nga fillimi i vitit.

Scholz tha se falë diversifikimit të burimeve të furnizimit dhe rindërtimit të rezervave të gazit, vendi është në gjendje të përballojë një ndërprerje të zgjatur të furnizimit nga gazsjellësi Nord Stream.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy