I dënuar për vjedhje në Itali, gjykatësi Thanza “ngec” në rrjetën e vettingut (VIDEO)

I dënuar për vjedhje në Itali, gjykatësi Thanza “ngec” në rrjetën e vettingut (VIDEO)

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka dalë këtë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancën dëgjimore, në të cilën ishte prezent edhe vetë gjyqtari Thanza, i shoqëruar edhe nga avokati Thedhori Sollaku, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici, nisi procesin e rivlerwsimit në ngarkim të gjyqtarit Thanza, në lidhje me tre kriteret e vetingut, pasurinë, figurën dhe integritetit profesional.

Nga të dhënat e publikuara, është pothuajse e pamundur që gjyqtari i Gjykatës së Lartë të kalojë procesin e vetingut, pasi në hetimin e kryer nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rezulton që Thanza të jetë dënuar në shtetin italian për vjedhje, të dhënë të cilën nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

“Admir Thanza ka qenë dënuar në vitin 1999 në Itali me 40 ditë vite burg dhe 100 mijë lireta, për vjedhje në bashkëpunim me të tjerë”, është shprehur KPK-ja. Dënim të cilën Thanza e pranon, porse vjedhjen sipas tij nuk e ka kryer. Gjyqtari është shfaqur sentimental hera-herës, duke treguar edhe arsyet për të cilën mori përsipër fajin. “E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare. Nëna e tij bëri një gabim, ishte kujdestarja ligjore e nipit tim, dhe nëse deportohej, nipi im mund të rrezikonte jetën. Unë sakrifikova dhe e pranova fajin, mora përsipër fajin e dikujt tjetër, por që jam krenar për gjestin human që kam bërë, pasi sot nipi im jeton dhe është 28 vjeç dhe madje ushtron profesionin e juristit jashtë vendit. Dua të më trajtoni si të gjithë gjyqtarët e tjerë, kërkoj drejtësi nga ju”.

Ndërkohë, komisioni u ndal edhe te një procedim penal, për “korrupsion”, që Prokuroria e Përgjithshme kishte nisur ndaj gjyqtarit Admir Thanza, pasi sipas KPK-së rezulton që Thanza ka marrë para nga një i afërm i një personi me elementë kriminalë. Për avokatin Theodhori Sollaku, akuzat janë të pabazuara, pasi sipas tij bëhet fjalë për një kontakt me një person që ka qenë mik shtëpie, për 20 vjet. Ndërkohë për këtë arsye nisi hetimet edhe Prokuroria e Përgjthshme, hetime që u mbyllën nga prokurori i çështjes me inicialet K.B.

Referuar të dhënave të raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, rezulton se gjyqtari Thanza nuk e justifikon dot pasurinë, ndërsa më tej raporti vëren se ka papajtueshmëri të të dhënave të ILDKPI-së, me ato të deklaruara nga subjekti i rivlerwsimit.  Gjyqtari Admir Thanza nuk është gjyqtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, i cili ka kaluar në sitën e vetingut. Më herët, anëtari tjetër i kësaj gjykate, Edmond Islamaj, u rikonfirmua në krye të detyrës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjykata e Lartë është përfshirë në “ngërç”, për shkak të numrit të ulët të anëtarëve të saj, nga 19 anëtarë që duhet të kishte kjo gjykatë, deri më tani vepron me 9 anëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy