Taylor Pemberton kaloi vetëm katër ditë në një prej vendeve me diktaturën më të egër komuniste, në Korenë e Veriut. Turisti amerikan 26-vjeçar gjatë vizitës së tij u shoqërua hap pas hapi nga një oficer roje dhe arriti të shkrepte disa foto, të cilat i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ai arriti në vendin komunist pasi mori një vizë turistike në Pekin. Taylor thotë se gjatë qëndrimit në Korenë e Veriut hasi gjëra të çuditshme. Atij iu desh të flinte në një dhomë me oficerin që e shoqëronte dhe u shpjegoi shumë koreanëve se çfarë është internet, pasi nuk e kishin dëgjuar kurrë as si fjalë.
