Rasti Rita Gjati/ Avokati Visha: Pritshmëria e KPK është e kundërta e asaj që shihet nga jashtë

Rasti Rita Gjati/ Avokati Visha: Pritshmëria e KPK është e kundërta e asaj që shihet nga jashtë

Përfaqësuesi ligjor i prokurores së Kukësit, Rita Gjati, të cilën vetingu e nxori nga sistemi për 15 vjet, la sallën pa mbaruar ende seanca.

Në një intervistë për emisionin “Ajsberg”, avokati Saimir Visha shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

Visha tha se vendimi për Gjatin është marrë në mungesë të kryetares së KPK, e cila ndodhej në Itali, por ka firmosur në vendim.

Për këtë, subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i saj ligjor iu drejtuan SPAK-ut me padinë për falsifikim.

“U kërkua, çfarë kërkesash keni, na i bëni të gjitha, çka do të thotë se ishte çështje e paragjykuar. E ndjeva veten të fyer përpara profesionit tim. Pasi nuk ka lidhje me të fitosh një seancë gjyqësore, por lidhet me respektin ndaj profesionit të avokatisë. Ishte një proces i paragjykuar. Ironia e KPK ishte kur thanë që ju jeni juriste dhe mund të mbroheni vetë. Pritshmëria e KPK është e kundërta e asaj që shihet nga jashtë. Pashë një hakmarrje primitive të komisionerëve dhe përfaqësuesve të ONM-së në këtë gjueti shtrigash”, tha Visha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy