Presidenti i Rumanisë refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Presidenti i Rumanisë refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Presidenti i Ruamnisë, Klaus Iohanis, ka refuzuar kandidaten e Partisë Social-Demokrate, Sevil Shhaideh, për t’u bërë kryeministre.

Shhaideh, po të zgjidhej, do të ishte kryeministrja e parë grua dhe myslimane e këtij vendi.

Iohannis nuk ka dhënë ndonjë aryse për refuzimin e Shhaideh, politikane pak e njohur, e cila ka shërbyer gjashtë muaj si ministre e Zhvillimit Rajonal e Rumanisë.

“Kam analizuar siç duhet argumentet për dhe kundër (Shhaideh) dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate televizive.

Ai u ka bërë thirrje social-demokratëve, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të dalin me një nominim tjetër. / INA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy