Sabina Dona, këngëtarja 24-vjeçare që trashëgon pasionin për muzikën

Sabina Dona, këngëtarja 24-vjeçare që trashëgon pasionin për muzikën

Këngëtarja 24-vjeçare e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, Sabina Dona, ishte këtë mëngjes e ftuar në studion e “Zgjohu me MCN”, ku ndau historinë e saj me publikun.

 

Me një pasion për muzikën që në moshën 10-vjeçare dhe me pjesëmarrje në konkurse të ndryshme artistike, Sabina tregon se rruga e saj muzikore është ndikuar edhe nga familja, pasi vjen nga një traditë artistësh që kanë përcjellë dashurinë për artin brez pas brezi.

 

Duke qenë familje me artistë, nuk ishte rastësi që më çuan në kursin e pianos në qytetin ku kam lindur, Rrëshen. Ishte hapi i parë për të testuar veshin muzikor, dhe fillova me pianon për dy vite, por pastaj e lashë sepse isha pak fëmijë dembel. 

 

Më pas më provuan në pjesën e dëgjimit, duke marrë pjesë në shumë festa të ndryshme në Rrëshen. Mësuesi më kërkoi të këndoja këngën e gjyshes, e shoqëruar me kitarë. Kam qenë vetëm 10 vjeç, por ndjeva shumë emocione. 

 

Në lidhje me muzikën popullore, hyra duke parë tregun shqiptar, por tani që po e studioj, mendoj se do të duhej ta kisha nisur më herët, sepse më pëlqen shumë. Vetë kultura shqiptare është e pasur, popullore, ballkanase. Kënga që më pëlqen më shumë është ‘Lule të bukura ka Tirona’.

 

Më tej ajo shtoi se vetë është mes të dyja muzikave dhe asaj të lehtë dhe asaj popullore. ndërsa sa i përket eksperiencës te kënga magjike tregon ishte një emocion shumë i fortë dhe se ka dëshirë të vazhdojë për të debutuar në festivale të ndryshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy