
Projektligji për strehimin social ka ngjallur debate në komisonin e ligjeve, mes deputetëve të majtë. Ka qenë deputeti Bashkim Fino, ai që nuk është pajtuar me një sërë nenesh që përcaktojnë ndarjen e kategorive sociale që do të përfitojnë banesë. Sipas deputetit, për to duhet të bëhen vendime të posaçme.



