
"Aktualisht nuk ka asnjë rekomandim shëndetësor ndërkombëtar mbi përdorimin e pasaportave të vaksinimit për udhëtime ndërkombëtare, dhe as nuk ka kushte për ta propozuar atë." Kështu u shpreh sot Katherine O'Brien, drejtoresha e departamentit të imunizimit të OBSH-së, në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.
O'Brien specifikoi se OBSH-ja është në favor të lejeve elektronike "për individët", por në nivelin ndërkombëtar "nuk ka kushte" për t'i propozuar ato sepse "ka mungesë të provave se sa mbrojnë vaksinat" dhe lindin probleme "për udhëtimin, duke pasur parasysh se për momentin dozat administrohen vetëm për njerëzit në nevojë".



